Ballina Bota Vrasja e vajzës ideologut të njohur rus, reagon presidenti Putin: Një krim...

    Vrasja e vajzës ideologut të njohur rus, reagon presidenti Putin: Një krim i neveritshëm!

    1

    Presidenti rus ka reaguar pas vrasjes së vajzës së ideologut të cilësuar si ‘truri’ i Putinit” Alexander Dugin, pas shpërthimit të makinës së saj, duke e cilësuar si “krim i neveritshëm”.

    “Një krim i neveritshëm, mizor, preu fillin e jetës së Daria Dugina-s, një personi brilant, i talentuar, me një zemër të vërtetë ruse, e sjellshme, e dashur, e dhembshur dhe e hapur. Gazetare, shkencëtare, filozofe, korrespondente lufte, ajo i shërbeu me ndershmëri popullit dhe atdheut, duke dëshmuar me veprimet e saj se çfarë do të thotë të jesh patriot i Rusisë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit rus Vladimir Putin, dërguar të hënën familjes së Daria Dugina.

    Kujtojmë se autoritetet ruse fajësojnë Ukrainën për vrasjes e saj me bombë, ndërsa mendohet në shënjestër të atij sulmoi ishte babai i saj.