Ballina Bota Vrasja e kandidatit presidencial të Ekuadorit/ SHBA ofron 5 milionë dollarë shpërblim...

    Vrasja e kandidatit presidencial të Ekuadorit/ SHBA ofron 5 milionë dollarë shpërblim për kapjen e autorëve

    6

    Shtetet e Bashkuara po ofrojnë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacione që çojnë në arrestimin e autorëve të vrasjes së kandidatit presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio.

    Këtë e konfirmoi ditën e enjte Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

    Përveç shpërblimit prej 5 milionë dollarësh, Blinken njoftoi gjithashtu se do të ketë edhe një shpërblim prej 1 milion dollarësh për informacione që çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e çdo individi që mban një pozicion kyç në grupin përgjegjës për ngjarjen kriminale.

    “SHBA do të vazhdojë të mbështesë popullin e Ekuadorit dhe të punojë për të sjellë para drejtësisë individët që kërkojnë të minojnë proceset demokratike përmes krimit të dhunshëm”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit.

    Kujtojmë se Villavicencio, një ish-ligjvënëse dhe gazetar kundër korrupsionit, u vra në Quito më 9 gusht, më pak se dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale.

    Policia e Ekuadorit ka arrestuar gjashtë të dyshuar, për të cilët thotë se janë të gjithë kolumbianë që i përkasin grupeve kriminale./ CNA