Ballina Vendi Votimi në Elbasan, përfaqësuesi i KZAZ- 49 shpjegon si do veprohet nëse...

Votimi në Elbasan, përfaqësuesi i KZAZ- 49 shpjegon si do veprohet nëse do të ketë probleme

2

Elbasani është bashkia e parë e madhe në vend që në zgjedhjet lokale të 14 majit do të aplikojë votim dhe numërim elektronik të votave.

Ky sistem do të aplikohet në 224 qendrat e votimit të qytetit të Elbasanit dhe 12 nësive administrative. Për këtë arsye, para disa ditësh, KQZ-ja organizoi testimin e pajisjes elektronike, në mënyrë që votuesit e Elbasanit të familjarizoheshin me procedurën dhe mënyrën e votimit elektronik.

Edhe pse një pjesë  e mirë e të moshuarve nuk u paraqitën në këto qendra për ta mësuar pajisjen elektronike përfaqësuesi i KZAZ 49 të Elbasanit Luan Dervishi, duke iu referuar eksperiencës së para dy viteve ka bindjen se nuk do të ketë konfuzion nga qytetarët.

KQZ ka marrë masa që në rastet kur do të ketë probleme me sistemin elektronik do të votohet nëpërmjet mënyrës tradicionale, pra me letër.

Më 14 maj, në të gjithë bashkinë e Elbasanit do të ftohen për të votuar rreth 171 000 persona që kanë mbushur moshën 18 vjeç, ndonëse referuar edhe zgjedhjeve te fundit në Elbasan votojnë 70-80 mijë persona.

Sa i takon shpërndarjes së bazës materiale ajo do të shpërndahet ditën e shtunë, përfshirë këtu edhe pajisjet elektronike, ku këto të fundit do të shpërndahen nga vetë KQZ.