Fier Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin E. S., 32 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Fier-Seman, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. Z., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ballina Vendi Volkswagen përplaset me motorçikletën në aksin Fier-Seman,arrestohet drejtuesi i automjetit