Fier- Policia e Fierit kap dhe arreston një të ri si i dyshuar për vjedhjen e një sasi lekësh dhe valute në një dyqan në qendër të këtij qyteti.
Policia informon se sapo u njoftua se në lagjen “15 Tetori”, Fier, një person kishte marrë një shumë parash në dyqanin e një gruaje dhe ishte larguar, ka shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të qytetit bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e menjëhershme të autorit të dyshuar të vjedhjes.
Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë Valentino Dane 28 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.