
Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me eksploziv në makinë, ishte nga Berati dhe pronar i një ferme kampingu “Sancho Farm Albania” në Memaliaj që sipas të dhënave nga QKB rezulton e regjistruar në janar të këtij viti.
27-vjeçari vinte nga një familje me prindër të divorcuar. Prej moshës 20-vjeçare ai i kishte hyrë bizneseve të paligjshme dhe e ndante jetën e vet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
