Ballina Bota Viktima nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë që goditi Afganistanin dhe Pakistanin

    Viktima nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë që goditi Afganistanin dhe Pakistanin

    1

    Afganistan- Një tërmet i fuqishëm me aplitudë 6.4 ballë i shkallës Rihter la pas 5 persona të vdekur në Afganistan dhe Pakistan. Tërmeti u ndje edhe në Indi. Mediat e huaja raportojnë se 3 viktima janë shënuar në Pakistan dhe 2 në Afganistan, më konkretisht në provincën verilinore në Laghman, ku mbetën të plagosur edhe 8 persona.

    Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se tërmeti me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit, 40 kilometra në juglindje të qytetit Jurm, ishte 187.6 km i thellë. Nga viktimat në Pakistan 2 janë fëmijë. Të paktën 41 persona të tjerë janë plagosur në provincën Kyber Pakhtunkhwa. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar gjithashtu rrugët në qytetin verior pakistanez të Abbotabad.