Ballina Vendi Vijojne kontrollet nga Policia Rrugore per te parandaluar aksidentet/2683 Drejtues mjetesh ne...

Vijojne kontrollet nga Policia Rrugore per te parandaluar aksidentet/2683 Drejtues mjetesh ne Fier ndeshkohen me masa administrative!

1

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Fierit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti. Janë proceduar administrativisht gjithsej 2683 drejtues mjetesh. 1207 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 200 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 229 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 397 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 124 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 tjetër për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 27 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 557 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.