Ballina Vendi Vijojnë hetimet për tragjedinë/ Gjendet armë në skafin e komisarit që vrau...

Vijojnë hetimet për tragjedinë/ Gjendet armë në skafin e komisarit që vrau 7-vjeçaren

2

Hetimet për tragjedinë e djeshme, ku shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Elbasan Arjan Tase vrau me skaf një të mitur 7-vjeçare në breg të detit, vijojnë nga ana e policisë. Blutë kanë nisur sekuestrimin e kamerave të sigurisë në lokalet dhe hotelet në atë zonë për të pasur një dinamikë më të qartë të lëvizjës së lëvizjës së ish-efektivit pasi dëshmitarët janë shprehur se gjatë kohës që ishtë në det ka pasur manovra të rrezikshme.

Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se në skafin e ish-komisarit grupi hetimor ka gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila ka qenë arma e shërbimit të Arjan Tases. Edhe pse ai ishte pushim e mbante armën me vete.