Të tjera pamje kanë dalë pas atentatit ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në një video të re të publikuar, duket momenti Trump i hiqen këpucët, teksa agjentët e Shërbimit Sekret po përpiqeshin ta mbronin ish-Presidentin.
Në një intervistë për Neë York Post, Trump tha se agjentët u drejtuan drejt tij menjëherë pas krismave në mitingun e Butler, Pensilvani, të shtunën.
“Ata bënë një punë fantastike”, tha ai për New York Post. “Është surreale për të gjithë ne”, shtoi ai.
Ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret nxorën Trump nga skena, ai u dëgjua duke thënë se donte të merrte këpucët e tij.
“Agjentët më goditën aq fort (kur po më mbronin) sa më ranë këpucët dhe këpucët e mia janë të ngushta”, shpjegoi ai për Post.
Videoja tregon pikërisht një nga agjentët që rrethoi Trump, duke marrë këpucët e tij dhe duke i hedhur ato nga skena, përpara se ish-presidenti të çohej për t’u evakuuar, pasi perimetri i sigurisë ishte rivendosur dhe gjuajtësi ishte eliminuar.
Trump u dërgua me urgjencë në një spital pasi plumbi i preku veshin e djathtë dhe pësoi dëmtime. Ai u fotografua me gjak në anën e djathtë të fytyrës dhe kokës ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e shoqëronin atë nga skena e tubimit.