Ballina Vendi VIDEO/ Rama: Policisë Kufitare i shtohen pajisje në vlerë miliona euro për...

VIDEO/ Rama: Policisë Kufitare i shtohen pajisje në vlerë miliona euro për menaxhimin e kufijve detar

4

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, bëri të ditur se Policisë Kufitare dhe Migracionit i janë shtuar pajisje të reja me vlerë disa milionë euro për menaxhimin e kufijve të gjelbër e detar.

“Modernizimi i Policisë së Shtetit përmes investimeve në teknologji ka hyrë tashmë në një fazë të pakthyeshme për të bërë një kapërcim epokal në kontrollin e territorit dhe rritjen e parametrave të sigurisë për vendasit dhe miliona turistë që mbërrijnë në Shqipëri”- shkruan Rama.

/rtsh.al/