KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar sot për protestë në shenjë kundërshtimi për miratimin e Ligjit për pagën minimale.
Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së lajmëruar sipas ligjit mbi tubimet publike nga Veteranët e UÇK-së, Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.
Në njoftimin e Policisë thuhet se “më 15.06.2022, zyrtarë nga