Ballina Vendi Vetëplagoset me armë gjahu, në gjendje të rëndë 78 vjeçari në Pogradec

Vetëplagoset me armë gjahu, në gjendje të rëndë 78 vjeçari në Pogradec

1


Mesditën e sotme një 78 vjeçar me iniciale P. G. dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në garazhin e banesës së tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ndërsa arma e gjahut është sekuestruar si provë materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Më datë 29.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e gjahut. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.