Ballina Bota Vdesin 4 alpinistë, goditen nga orteku në Alpet franceze

    Vdesin 4 alpinistë, goditen nga orteku në Alpet franceze

    1

    Të paktën katër persona kanë vdekur si pasojë e një orteku në Alpet franceze.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin.

    Incidenti ndodhi në akullnajën Armancette pranë malit të Bardhë në Francën juglindore rreth mesditës së ditës së sotme.

    Mendohet se viktimat rezultojnë të jenë mes një grupi alpinistësh.  Darmanin tha se disa të tjerë u plagosën dhe një operacion kërkimi dhe shpëtimi ishte duke u zhvilluar.

    Zyrtarët nga prefektura Haute-Savoie, autoriteti vendor përgjegjës për zonën, thanë se numri i të plagosurve është nëntë.

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe të dashurit e tyre.

    Para incidentit, vendpushimi pranë i skive Contamines-Montjoie publikoi një video në mediat sociale që tregonte një mur të madh dëbore që zbriste nga Dômes de Miage, pjesë e së cilës është edhe akullnaja, transmeton BBC.

    Resorti u bëri thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm nëse po dilnin jashtë pistave të përgatitura të skive.

    Zyrtarët i thanë agjencisë së lajmeve AFP se mund të bjerë edhe një ortek tjetër.

    Dy vëllezër mbetën të vdekur nga ortekët e dëborës në të njëjtën akullnajë në vitin 2014.

    Të dy ishin alpinistë me përvojë dhe ishin pajisur siç duhet.

    /rtsh.al/