Ballina Lajme Vdekja e Liridonës, flet drejtori i burgjeve në Kosovë

Vdekja e Liridonës, flet drejtori i burgjeve në Kosovë

23

Drejtori i burgjeve të Kosovës, Ismail Dibrani, së fundmi ka deklaruar se të dyshuarit për eliminimin e Liridona Ademajt, po qëndrojnë në katër institucione të ndryshme .

Ai ka mohuar pretendimet se këta të dyshuar, kanë pasur mundësi komunikimi sa kanë qëndruar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë.

 

“Në asnjë rrethanë, në asnjë moment, personat që janë të njëjtës vepër nuk vendosën në të njëjtën dhomë. Mund të vendosin në të njëjtin burg por natyrisht edhe rutinat edhe shëtitjes duhet të organizohen në mënyrë që ata mos të kenë kontakt njëri me tjetrin. Njëjtë për shkak të situatës së rëndë dhe debatit që është zhvilluar pothuajse në të gjitha mediat në Kosovë, ne fillimisht i kemi vendosur sepse vepra e tyre ka qenë e rëndë dhe është dashur që ata të vendosën në Burgun e Sigurisë së Lartë”, tha Dibrani.

Ai ka bërë me dije se shpërndarja e katër të dyshuarve nëpër burgje të ndryshme, është bërë në konsultim me prokurorinë.

“Si rezultat i kësaj ata vlerësohen me rrezikshmëri shumë të lartë deri në takimin e komisionit për kategorizim, komision i cili vendos për të ardhmen se si ata do të trajtohen. Por duke marrë parasysh debatin që është zhvilluar në opinion dhe rasti tashmë kishte marrë përmasat edhe jashtë Kosovës, ne është dashur në konsultim me Prokurorin e Shtetit që t’i shpërndajmë në institucione të ndryshme”, ka thënë  Dibrani.