Ballina Lajme E rëndë në Fier/ Burri rrëmben 27-vjeçaren dhe tenton ta përdhunojë, dhunon...

E rëndë në Fier/ Burri rrëmben 27-vjeçaren dhe tenton ta përdhunojë, dhunon dhe nënën e tij që ndërhyri të shpëtojë vajzën

137

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos të Fierit, ku një 38-vjeçar, ka rrëmbyer dhe ka dërguar në banesën e tij një 27-vjeçare, të cilën ka tentuar ta përdhunojë.

Sipas policisë, ai ka dhunuar edhe nënën e tij, pasi kjo e fundit ka tentuar që të shpëtojë vajzën dhe ta largojë nga banesa.

 

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. D., 38 -vjeç, banues në Grizë, Patos.

Njoftimi:

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentative”,  njofton policia.