Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth vdekjes së Georginës së vogël në Greqi, rast për të cilin e dyshuara kryesore është vetë nëna e vajzës Roula Pispirigou.
E akuzuara për vdekjen e 9-vjeçares, duke folur për hetuesit, ka vijuar ta mohojë se mund të ketë ndonjë lidhje me ngjarjen. Sipas saj, ketamina, substanca vdekjeprurëse që u gjet në gjakun e të voglës pas vdekjes, ndodhej në çantën e mjekëve në spital.
Ndërsa, sa i përket asaj që u gjet ne tabletin e Georginës, 33-vjeçarja tha se kishte qenë duke kërkuar në internet për substanca vdekjeprurëse, pasi po kërkonte për një anestezik të ri për t’ia dhënë vajzës.
Megjithatë ajo theksoi se në internet kërkoi rreth phenobarbitol-it, edhe nga celulari. Por, si tableti ashtu edhe celulari ishin të lidhura me adresën e saj të email-it dhe ajo që po Pispirigou po kërkonte duhej të shfaqej tek të dyja pajisjet