Ballina Bota “Vazhdimisht kollitet dhe ndjen të përziera”, familjarët e Putin të shqetësuar për...

    “Vazhdimisht kollitet dhe ndjen të përziera”, familjarët e Putin të shqetësuar për shëndetin e presidentit rus

    1

    Vazhdojnë aludimet lidhur me shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin. Tani mediat e huaja raportojnë se edhe familjarët e tij janë thellësisht të shqetësuar për shëndetin e tij. Dhe kjo për shkak se presidenti rus thuhet se nuk ka oreks, po kollitet vazhdimisht si dhe ndjen të përziera. Në të njëjtën kohë, thashethemet po rriten se Putini iu nënshtrua testeve mjekësore gjatë fundjavës.

    Këto dy detaje po shihen nga elita ruse si “një shenjë e përkeqësimit të shpejtë të shëndetit të liderit rus. Lajmet janë bërë me dije në Telegram.

    Putin shfaqet mjaft i fryrë, në trup po dhe fytyrë të fryrë, ndërsa në 1.5 vitet e fundit ka humbur 18 kilogramë. Gjatë takimit të tyre me zëvendëskryeministrin rus Dmitry Chernyshenko, Putin u kollit lehtë ndërsa fliste shumë butë. Megjithatë, takime të tilla thuhet se do të “redaktohen”.

    I njëjti kanal lajmesh pohoi se Putini është veçanërisht i irrituar për shkak të zhvillimit të luftës dhe thuhet se e qortoi ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Në fakt, në takimin e tyre të fundit, Putin dyshohet se ka bërtitur me fyerje ndaj Shoigut, ndërsa thuhet se e ka ndërprerë bisedën pasi filloi të kollitej vazhdimisht.