Ballina Vendi Urbanizimi i jetës në njësitë administrative të bashkisë së Fierit ka krijuar...

Urbanizimi i jetës në njësitë administrative të bashkisë së Fierit ka krijuar premisa për shfrytëzim të potencialeve ekonomike sa lokale dhe në rang vendi.

1

Përgjatë dy mandateve të punës së kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi është pasur në fokus jo vetëm zgjidhja e problemeve më shqetësuese të komunitetit në të gjitha fshatrat e njësive vendore në drejtim të infrastrukturës rrugore, ujësjellësve, kanalizimeve të vaditjes dhe kullimit, artere të ujërave të zeza, godinat arsimore dhe shëndetësore, një kujdes i veçantë i është kushtuar urbanizmit të tyre për të ngushtuar diferencat mes zonës urbane dhe asaj rurale.

Shembull për këtë janë dy modelet e qendrave të dy njësive vendore Cakranit dhe Libofshës ndërkohë që investime të rëndësishme janë duke u kryer në të gjitha qendrat e njësive administrative duke dhënë kështu një tjetër modelim të pamjeve sa më qendër të tyre drejt zonave periferike. Bashkia e Fierit dallohet për resurse të mëdha në shumë drejtime duke krijuar kështu mundësi të shumta për zhvillimi e bizneseve sa në bujqësi, agropërpunim e shërbime sociale.

Me ndryshimet kryera bëhet e mundur që banorët fierakë ta shikojnë të ardhme e tyre pikërisht ë Myzeqe duke u bërë zotër të jetës së tyre. Pikërisht, këto ndryshime dhe urbanizime janë bërë në kohezion dhe me politikat qeverisëse për t’i shfrytëzuar këto burime ekonomike dhe sociale dhe kthyer ato në potenciale zhvillimi. Si pasojë e këtyre politikave është bërë e mundur që në bashkinë e Fierit të shënohet rritja e shfrytëzimit të sipërfaqeve bujqësore, mbjellja e tyre me kultura bujqësore dhe krijimin e fermave që sot konkurrojnë dhe në tregun ndërkombëtar me cilësinë e tyre.

Por ajo që vlen të përmendet është fakti që shumë emigrantë janë kthyer në vendlindje duke sjellë eksperiencat e tyre të fituara në emigracion, por edhe investuar kapitalet e grumbulluara ndër vite. Duke ndjekur politikën e urbanizimit dhe afrimit të standardeve të urbanizimit të fshatit me qytetin krijohet motivimi që banorët të shfrytëzojmë këtë potencial në zonat e tyre të banimit duke krijuar kështu mundësi zhvillimi ekonomik për të gjithë vendin.

/Tv Kombi/