Ballina Bota UNICEF: 500 fëmijë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë

    UNICEF: 500 fëmijë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë

    1

    Të paktën 501 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e saj.  Kështu deklaroi sot Catherine Russell, drejtoreshë ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

    “Një tjetër moment historik tragjik për fëmijët dhe familjet e Ukrainës”, tha Russell në një postim në Twitter të hënën.

    Russell paralajmëroi se shifra reale “me gjasë është shumë më e lartë” sesa shifrat e verifikuara nga agjencia e OKB-së.

    Për më tepër, pothuajse 1,000 fëmijë ukrainas janë lënduar, “duke i lënë ata me plagë tw dukshme dhe të padukshme, që mund të zgjasin për gjithë jetën”, shtoi ajo.