Ballina Vendi Ulen shifrat e COVID-19, 3 raste të reja në 24 orët e...

Ulen shifrat e COVID-19, 3 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

1

Ulen shifrat e COVID-19. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 raste të reja dhe fatmirësisht asnjë persona nuk ka humbur jetën.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

NJOFTIMI I MSH
31 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 95 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë në Gjirokastër.

Janë 229 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,981 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 31 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 95

Testime totale 1,997,128
Raste pozitive 331,803
Raste të shëruara 327,981
Raste Aktive 229
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 153
Vlorë 22
Gjirokastër 15
Berat 11
Fier 10
Durrës 8

Elbasan 5
Shkodër 1
Lezhë 1
Korçë 1
Kukës 1
Dibër 1