Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në pjesën e parë të ditës dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin në vendin tonë kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në shtrirjen Lindore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C.
Era do të fryjë në drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.