Dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë: një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç. Po ashtu, nga 606 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 233 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në 24 orët e fundit janë kryer 606 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 233 qytetarë, në këto bashki: 78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.
Janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç. Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Korrik 2022) Raste të reja ditore 233 Të shëruar në 24 orë 1044 Të shtruar në spitale 32 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 606
Testime totale 1,903,035 Raste pozitive 305,123 Raste të shëruara 292,597 Raste Aktive 8,997 Humbje jete 3,529
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,264 Durrës 637 Fier 620 Vlorë 463 Elbasan 400 Shkodër 379 Berat 368 Korçë 260 Lezhë 244 Gjirokastër 177 Dibër 127 Kukës 58