Ballina Vendi U thirr në SPAK,ja cfarë thot Gonxhe pasi del: S’ka lidhje me...

U thirr në SPAK,ja cfarë thot Gonxhe pasi del: S’ka lidhje me detyrën, më vjen keq që ju zhgënjeva!

1

 Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe u thirr sot nga SPAK. Lajmi ngjalli pikëpyetje për arsyen e paraqitjes pasi u dyhua për një hetim që mund të ketë nisur ndaj institucionit që ai drejton apo ndaj tij. Për gazetarët, ai u shpreh se u paraqit në SPAK për një verifikim dhe sqarim për një çështje të cilën nuk zgjodhi që ta bënte publike.

‘Nuk kishit pse vraponit, u ktheva për ju. Nuk ka lidhje DPSHTRR për këtë, isha për një verifikim, për një sqarim, nuk ka lidhje me detyrën tim. është një cështje që është në hetim, nuk ka lidhje as me ministrinë, as me rrugët, është një cështje rutinore, nuk erdha nga dera e pasme. Deklarova për një situatë që me pyetën që nuk ka lidhje dhe rëndësi. Unë përfaqësoj një… jo nuk e them dot, unë jam këtu si Ben Gonxhja. Nuk ka lidhje me instituconin shtetëror, as me tendera e krim, më vjen keq që ju zhgënjeva.’- u shpreh ai.