Del emri i të riut të plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë dhe autorit të dyshuar. Mësohet se ka qenë Albert Ostreni 49 vjeç, i cili pas një konflikti ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur 23-vjeçarin Renaldo Mejdani.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, pas një konflikti të çastit.
Mejdani, si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.