Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qëndruar për 8 orë e 20 minuta brenda ambienteve të SPAK ku i është përgjgjur pyetjeve të BKH dhe 2 prokurorëve për tenderin e sterilizimit.
Në fjalën e tij para mediave u shpreh: “Jam thirrur në cilësinë e çështjes se jam personi që kam dijeni për rrethanat e çështjes që po ndjek prokuroria për sterilizimin. Kam dhënë dëshminë time para prokurorëve dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale.”
Beqaj dha një përgjigje edhe për çantën e zezë duke thënë se brenda saj kishte materiale pune.