Ballina Lajme U paraqit në SPAK, mjeku Edvin Prifti akuzohet për korrupsion dhe pastrim...

U paraqit në SPAK, mjeku Edvin Prifti akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

6

Mjeku Edvin Prifti është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK ku mësohet se atij i janë komunikuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Raportohet se mjeku kardiokirurg është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

 

Kardiokirurgu doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.

Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash.

SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT.

Edvin Prifti i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se paratë i ka te gjitha te justifikuara.