Ballina Lajme Kërkoi të marrë pjesë në seancat parlamentare, GJKKO rrëzon kërkesën e Sali...

Kërkoi të marrë pjesë në seancat parlamentare, GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës

4

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët se avokatët e Berishës po parashtronin argumentet e tyre se Berisha duhet të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare.

Pas përfundimit të seancës avokati i Berishës, Genci Gjokutaj deklaroi për mediat se pala e ish-kryeministrit do të vazhdojë betejën ligjore duke ankimuar këtë vendim.