Ballina Kulture ‘U panë në Tiranë bashkë’, kush është e dashura sekrete e Totti-t...

‘U panë në Tiranë bashkë’, kush është e dashura sekrete e Totti-t që po flasin mediat italiane? 

1


Lajmi për ndarjen mes Francesco Totti-t dhe Ilary Blasi-t trishtoi shumë njerëz, por nuk befasoi askënd. Për këtë flitej prej muajsh, edhe pse ata vetë i kishin mohuar zërat, derisa dje vendosën ta konfirmonin ndarjen zyrtarisht.

Pas njëzet vitesh së bashku, 17 vitesh martesë dhe tre fëmijëve (Cristian, Chanel, Isabel) historia e bukur ka përfunduar zyrtarisht. E edhe nëse protagonistët kërkojnë privatësi, hamendësimet për shkaqet e ndarjes janë në të gjitha faqet rozë. Ilary është përfolur për një lidhje të re muajt e fundit. Nga ana tjetër, Francesco, thuhet se ka nisur një romancë me Noemi Bocchi-n, të fotografuar në Olimpico shkurtin e kaluar. Noemi është në vëmendjen e gjithë mediave italiane orët e fundit. Dhe të gjithë duan të dinë se kush është ajo. Sipas mediave italiane, ja disa detaje: tifoze e Romës, e diplomuar për Ekonomi Biznesi dhe Bankare nga Lumsa, stiliste lulesh me profesion, e apasionuar pas sportit padel (si Totti), ka një shtëpi në Parioli. Po ashtu, dihet që 34-vjeçarja është në proces divorci nga mbrojtësi i futbollit Mario Caucci me të cilin ka dy fëmijë, 8 dhe 10 vjeç. Është e kotë të përpiqesh të shikosh profilin e saj në Instagram, sepse është privat. Por në ueb ka shumë imazhe. Dhe sipas njerëzve të mediave sociale, Noemi – bionde, me flokë të drejtë dhe të gjatë e me fytyrë engjëllore – është një kopje e ish-gruas së Tottit, Ilary-t.

Historia mes të dyve, sipas thashethemeve, filloi vjeshtën e kaluar. Por mbeti sekret derisa, më 26 nëntor, ajo papritur u arratis nga një festë pranë Colle Oppio për të vrapuar te Francesco, i cili kishte pësuar një aksident me makinë. Asgjë serioze, por largimi i saj me urgjencë tha shumë.

Për ata që ende nuk e dinin, për ata që nuk kishin ndjekur rrjetet sociale të çiftit Totti – Ilary, për ata që nuk i kishin dëgjuar pëshpëritjet e ndarjes për shkak të grindjeve të vazhdueshme mes të dyve, papritur gjithçka u qartësua. Francesco dhe Ilary, pavarësisht thashethemeve gjithnjë e më këmbëngulëse, e mohuan krizën për muaj të tërë. Sidomos për të mbrojtur fëmijët. Por fjala e fundit tashmë është zyrtare. Dhe natën përpara njoftimeve për shtyp, ku Ilary dhe Francesco njoftuan (veçmas, jo bashkërisht siç prisnin të gjithë) fundin e martesës së tyre, ai e kaloi në shtëpinë e Noemi-t. Fotot që tregojnë makinën e tij nën banesën e saj flasin vetë.