Ballina Lajme Politike Inceneratorët/ Manja: Diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, s’ka faj i...

Inceneratorët/ Manja: Diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, s’ka faj i shkreti 

1


Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manja shkruan se emrat që ka përmenduar Meta, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor.  Më tej, ministri thotë me ironi se “diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…”

“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…”, shkruan Manja në Facebook.

Më herët gjatë ditës, përmes një deklarate për media nga institucioni i Presidencës, kreu i shtetit tha se ditën e djeshme u zbulua dhe një rast tjetër skandaloz në lidhje me inceneratorët, ku transaksione prej 5 deri në 6 milionë euro ishin kryer në emër të një gruaje që ka ndërruar jetë 5 vite më parë.