Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels është shprehur “absolutisht” e gatshme të dëshmojë në gjyqin penal ndaj Donald Trump në Nju Jork.
Në një intervistë me Piers Morgan, ajo dha komentet e saj të para që kur ish-presidenti u deklarua i pafajshëm për akuzat që lidhen me një skemë pagese ndaj saj.
“Të më thërrasin dhe të më vendosin në tribunë, legjitimon historinë time dhe se kush jam. Dhe nëse nuk e bëjnë, pothuajse ndihet sikur po më fshehin, “- tha Daniels për Morgan në një intervistë që u transmetua të enjten. “Dhe njerëzit automatikisht supozojnë se unë nuk jam një dëshmitare e besueshme”.
Trump u deklarua i pafajshëm për 34 akuza penale për falsifikim të të dhënave të biznesit në gjykatën penale të Manhattan të martën. Prokurorët pretenduan se krimet ishin kryer si pjesë e një skeme për të mbuluar paratë e paguara Daniels në ditët para zgjedhjeve të 2016-ës për ta penguar atë të dilte publikisht për një aferë që ajo tha se kishte me Trump.
Daniels tha gjithashtu se ajo nuk mendon se Trump duhet të vuajë dënimin me burg nëse ai dënohet për këtë rast. Akuzat për krime të ngritura kundër Trump mbartin një dënim minimal prej një viti dhe deri në katër vjet, megjithëse nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me kusht.
Ajo përshkroi se si u ndje kur pa Trump në gjykatë të martën.
“Mbreti ra nga froni. Ai nuk është më i paprekshëm. Dhe askush nuk duhet të jetë i paprekshëm. Nuk ka rëndësi se cili është përshkrimi i punës suaj, nëse jeni president. Duhet të mbani përgjegjësi për veprimet tuaja.”
Megjithëse Daniels nuk kishte dëshmuar para jurisë së madhe që hetoi skemën e parave, ajo tha në vitin 2021 se nuk do të donte asgjë më shumë përveçse të intervistohej si pjesë e hetimit. Daniels tha në atë kohë se avokati i saj kishte qenë në kontakt me hetuesit e shtetit të Manhattan dhe New York-ut dhe se ajo kishte pasur takime me ta për çështje të tjera. Ajo deklaroi se nëse do t’i kërkohej të fliste me hetuesit ose një juri të madhe, ajo do t’u tregonte atyre gjithçka që di.