Edhe pse autoritetet në Katar morën masa duke ndaluar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjen Serbi-Zvicër, flamuri shqiptar është shfaqur në stadiumin “974”, aty ku u luajt kjo sfidë.
Pas golit të shënuar nga sulmuesi i Zvicrës, Embolo, i cili barazoi rezultatin në 2-2, disa tifozë shpalosën flamurin kuq e zi në stadium, duke festuar.
Golin e parë të sfidës dhe për zviceranët, e realizoi mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Në përfundim të ndeshjes Serbia humbi ndaj Zvicrës me rezultatin 3-2.