Ballina Lajme U morën peng për disa orë, dëshmia tronditëse e familjes në Selenicë:...

U morën peng për disa orë, dëshmia tronditëse e familjes në Selenicë: Autori i mbylli fëmijët në kasolle, abuzoi me vajzën 17-vjeçare që ka probleme me shikimin

2

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Selenicë, ku një 38-vjeçar mori peng një familje për katër orë nën kërcënimin e armës dhe më pas u grabiti edhe para.

Kryefamiljari ka folur për ngjarjen e rëndë dhe madje ka thënë se autori ka abuzuar seksualisht me vazjën 17-vjeçare, e cila ka probleme me shikimin.

Ai ka treguar se autori Vitrin Çobaj ka hyrë në banesë me një maskë të kuqe dhe mbante në dorë një çifte.

Sipas dëshmisë së tyre, mësohet se ai ka tentuar të përdhunojë gruan, por ka abuzuar me vajzën 17 vjeçe. Autori kishte shkuar një ditë më parë në këtë banesë duke u hequr si kasap që donte të blinte viçin.

Ai 6 fëmijët e familjes i ka mbyllur në kasolle dhe aty ka abuzuar me vajzën 17-vjeçare, ndërsa vazja e madhe ka arritur të shpëtojë dhe ka dalë të kërkojë ndihmën në lagje.

“Personi në fjalë, më datë 16.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj, ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur.

Nën kërcënimin e një arme dyshohet se 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur. Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh” njoftoi policia për ngjarjen.