Atentat me armë zjarri në Fushë-Krujë. Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije për “BallkanWeb” se është qëlluar ndaj një automjeti dhe një person ka mbetur i vrarë.
Automjeti më pas është përfshirë nga flakët. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi se ngjarja ka ndodhur te Mbikalimi i Fushë-Krujës.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe në aksin Fushë-Krujë Vorë dhe drejt Kamzës, teksa trupi i viktimës ndodhet ende në automjet.