Ballina Vendi U hiqet licenca 11 noterëve, pezullohen katër të tjerë! Ministria e Drejtësisë:...

U hiqet licenca 11 noterëve, pezullohen katër të tjerë! Ministria e Drejtësisë: Janë sekuestruar 17 arkiva noteriale

68

Gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë ka forcuar dhe intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale në të gjithë vendin, duke kryer 42 inspektime.

Këto kontrolle kanë ardhur si përgjigje ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, si dhe për të garantuar zbatimin e rregullave ligjore nga ana e noterëve, thotë një njoftim ministria. Si rezultat i këtyre inspektimeve të thelluara, janë marrë masa administrative ndaj 22 noterëve të cilët janë konstatuar me shkelje.

Prej tyre, 11 noterëve u është hequr përfundimisht licenca, 4 të tjerë janë pezulluar, ndërsa ndaj 7 noterëve janë vendosur masa administrative. Gjithashtu, janë sekuestruar 17 arkiva noteriale.