Ballina Vendi U gjet pa ndjenja në mes të rrugës, zbardhet vdekja e 42-vjeçarit...

U gjet pa ndjenja në mes të rrugës, zbardhet vdekja e 42-vjeçarit në Pogradec

167

Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në qytetin e Pogradecit ku humbi jetën 42-vjeçari Egli Proga.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë të ditur se 42-vjeçari Egli Proga ka qenë duke konsumuar alkool brenda lokalit në pronësi të të atit se bashku me disa persona të tjerë, atje ku ka filluar dhe konflikti me grushte dhe sende të forta.

Ka qenë Denis Dritan Meçe, banues në fshatin Buçimas ai i cili dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Meçe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që nga këqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.

Në orën 01:30 minuta ka qenë policia e Pogradecit ajo që ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Denis Meçe si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Se bashku me të dyshuarin kryesor Denis Meçe, nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë grupit i hetimit pranë komisariatit të Pogradecit ka arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Bëhet fjalë për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guce të gjithë nga Pogradeci.

Tre të arrestuarit nga ana e policisë akuzohen për “Moskallëzim të Krimit”