Dy persona janë futur brenda një shpelle për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur nga ngricat në malin e Klenjës.
Shtetasit me iniciale A.T., dhe N.T. kanë përdorur një gjenerator me naftë për të punuar dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar.
Ata kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka nxjerrë nga shpella dy personat të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Bulqizë/informacion paraprak
Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.
Të dy shtetasit e lartpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje./Opinion.al