Ballina Bota U dyndën për të hyrë në stadiumin El Salvadorit, humbin jetën 9...

    U dyndën për të hyrë në stadiumin El Salvadorit, humbin jetën 9 persona

    1

    Të paktën nëntë persona kanë vdekur pas një rrëmuje në një stadium futbolli në kryeqytetin e El Salvadorit, njofton BBC.

    Sipas Policisë, viktimë kanë mbetur 7 burra dhe 2 gra, mbi moshën 18 vjeç.

    Përplasja ndodhi gjatë një ndeshjeje midis ekipit vendas Alianza dhe ekipit Fas me bazë në Santa Ana në stadiumin Monumental.

    Më pas ndeshja u pezullua.

    Fatkeqësia thuhet se ndodhi pasi një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium pasi portat ishin mbyllur.

    Zyrtarët besojnë se disa tifozëve u janë shitur bileta false dhe thanë se një hetim ishte duke u zhvilluar.

    “Ishte një ortek tifozësh që kapërceu portën,” u tha gazetarëve një vullnetar i grupit të ndihmës së parë të Komandove të Shpëtimit. “Disa ishin ende nën metalin në tunel. Të tjerë arritën të arrinin në tribuna dhe më pas në fushë dhe u mbytën.”

    Luis Alonso Amaya, nga Mbrojtja Civile e El Salvadorit, tha se rreth 500 njerëzve u është dhënë trajtim mjekësor, dhe disa janë transferuar në spital.

    Federata Salvadorane e Futbollit tha se të gjitha ndeshjet e futbollit të nivelit kombëtar të dielën do të pezullohen.

    /rtsh.al/