Ballina Vendi Turizmi u rikthye fuqishëm në 2022, sfida kryesore, mbajtja e burimeve njerëzore

Turizmi u rikthye fuqishëm në 2022, sfida kryesore, mbajtja e burimeve njerëzore

2

Prej vitesh turizmi vlerësohet si sektori me zhvillimin më të qëndrueshëm në ekonominë shqiptare. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, përgjatë 2022 turizmi i solli ekonomise 3,6 miliardë euro, duke e rendituar Shqipërine globalisht ndër vendet me rimëkëmbjen më të mirë të turizmit pas periudhës së pandemisë.

Por pavarësisht aspekteve pozitive, shifrat në rritje kërkojnë në mënyrë emergjente rritje të numrit të punëtorëve në njësi dhe cilësi.

Kontributi që sjell turizmi në ekonomi ka nevojë gjithashtu për kthimin e fitimeve të gjeneruara në sektor. Mangësitë në infrastrukturë janë çështje të ndjershme që duhen adresuar.

Viti 2023 pritet të shoqërohet sërish me shifra pozitive, kjo edhe për shkak të rikthimit të industrisë në ritmet e para pandemisë.

Për Zak Topuzin, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, sektori tashmë duhet të fokusohet në shtrirjen e sezonit përgjatë 365 ditëve të vitit.