Ballina Vendi Turizmi dhe bujqësia janë dy nga potencialet që do t’i sjellin zhvillim...

Turizmi dhe bujqësia janë dy nga potencialet që do t’i sjellin zhvillim ekonomik bashkisë së Fierit dhe komunitetit të saj.

2

Ndër shumë pika të platformës së tij elektorale, pas tetë viteve të drejtimit tëbashkisë së Fierit, Armando Subashi nëkandidimin për mandatin e tij të tretë synon qënë fokus të punës së tij për katër vjeçarin e ri të ketë si prioritet turizmin dhe bujqësinë.

  1. E krijuar si bashki në vitin 2015 përveçgjendjes tejet shqetësuese në shumë drejtime që nga infrastruktura rrugore, mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, me shkolla tëdegraduara, qendra shëndetësore që nuk ofronin asnjë kusht kujdesi për banorët, me kanale ujitëse dhe vaditëse që ekzistonin thjesht si nocion, me dhjetëra hektarë toka tëpakulluara, me mungesë ndriçimi dhe transporti publik e plotë gangrena të tjera problematikash, sot vizioni i kryetarit Subashiështë më i qartë dhe më i përllogaritur. Ndryshimi është i dukshëm dhe nuk ka mëkomuna që dy apo tre muajt e fundit të vitit nuk merrnin dot pagat e veta e jo më të kryenin shërbime në njësitë e tyre vendore. Ndryshimet janë shtrirë sa në qendër të qytetit të Fierit deri në zonat e thella të komunave duke bërë që në këtë fushatë Subashi të ndihet krenarë për çfarë ka arritur, por edhe kritikëndaj vetes dhe punës së bashkisë për ato çfarënuk janë realizuar në një kohë të shpejtë, por që realizohen në vijim, pasi puna nuk na ndalur, por vazhdon me ritme të njëjta, edhe pse mund të cilësohet si kohë fushate elektorale. Për atë tashmë dy shtyllat kryesore të programit  janë bujqësia dhe turizmi pasi edhe politikat e qeverisë edhe investimet bashkiake janë përqendruar në bujqësi, por do të përqendrohen akoma dhe më shumë duke rritur volumin e punës për pastrimin e kanaleve kulluese dhe fuqizimin e ndërmarrjes përkatëse dhe me dy ekskavatorë të rinj. Me një vizion të qartë tashmë bashkia e Fierit do të punojë dhe në drejtim të turizmit duke pasur fatin e mirë që vija bregdetare me gjatësi mbi 20 km i ka shpëtuar abuzimeve me ndërtimet. Për këtë qëllim është filluar hartimi i një masterplan për zhvillimin e bregdetit i cili së bashku me turizmin kulturor do ta shndërrojë Fierin në një ndër destinacionet turistike të lakmuara nga vizitorët sa vendas dhe të huaj.