Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur tubimin e tij të parë të fushatës që kur i mbijetoi atentatit të javës së kaluar.
Referuar atentatit ndaj tij dhe sulmeve që Trump ka marrë nga presidenti Biden, i cili e ka cilësuar si një “vizion të errët të së ardhmes”, ish-presidenti u përgjigj kështu:
“Ata vazhdojnë të thonë, ‘Ai është një kërcënim për demokracinë…’ Javën e kaluar mora një plumb për demokracinë.”
Në vazhdim të fjalimit të tij dy-orësh, Donald Trump ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me pretendimet e demokratëve se Biden duhet të japë dorëheqjen nga kandidatura për zgjedhjet presidenciale.
“Ata kanë disa probleme. Numri një, ata nuk e kanë idenë se kush është kandidati i tyre”, tha Trump duke qeshur dhe tallur. “Ky djalosh shkon dhe merr votat dhe tani duan ta heqin atë.”
Kandidati republikan u bëri mijëra njërzve thirrje duke ju drejtuar : “luftoni, luftoni, luftoni”, duke evokuar kështu momentin pas atentatit të tij në tentativë më 13 korrik, i gjakosur dhe i rrethuar nga agjentët e Shërbimit Sekret.