tali- Ngjarje tragjike në Itali. Gjenden të vrarë burrë e grua në banesën e tyre.
Mediat italiane informojnë se vrasja e dyfishtë ndodhi në Racalmuto, në provincën e Agrigento.
Një çift bashkëshortësh u vranë me thikë në shtëpinë e tyre, në katin e tretë të një ndërtese në lagjen Stazione.
Viktimat janë 66-vjeçari Giuseppe Sedita dhe bashkëshortja e tij 62-vjeçare Rosa Sardo, të dy dyshohet se janë vrarë me disa goditje me thikë në dhomën e ndenjes së shtëpisë. Arma e vrasjes nuk është gjetur. Hetimet nga karabinierët koordinohen nga prokuroria e Agrigentos.
Ende mbeten mister shkaqet e vrasjes.
Një hetim i menjëhershëm ka nisur nga organet kompetente.
Në kazermën Racalmuto është marrë në pyetje djali 34-vjeçar i çiftit.