Ballina Bota Tronditet Italia/ Nëna hedh vajzën 4-vjeçare nga dritarja e katit të tretë,...

    Tronditet Italia/ Nëna hedh vajzën 4-vjeçare nga dritarja e katit të tretë, më pas tenton vetëvrasjen

    2

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 40-vjeçare me origjinë indiane ka hedhur vajzën e saj nga kati i tretë i shtëpisë pasi ishte e frikësuar se babai do ta merrte me vete në Indi.

    Vajza është në një prognozë të rezervuar por jashtë rrezikut për jetën.

    Mediet italiane shkruajnë se 40-vjeçarja është arrestuar me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

    Ajo pasi u mbyll në dhomë me vajzën 4-vjeçare e hodhi nga dritarja e katit të tretë.

    40-vjeçarja, i cili kishte tentuar edhe vetëvrasjen, dyshohet se ka vepruar nga frika krejtësisht imagjinare dhe e pabazuar se babai i fëmijës do të shkonte në Indi me vajzën.

    Vajza ndodhet e shtruar në spitalin e Ankonës në “prognozë të rezervuar dhe kushte të qëndrueshme.”

    Ajo mendoi se i shoqi donte ta merrte vajzën e tij në Indi dhe në mënyrë të dëshpëruar e hodhi fëmijën nga dritarja. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, 1 maj.

    Kur mbërritën policët, gruaja po tentonte të hidhej nga dritarja. Ajo u ndalua dhe u transportua në spital, ndërsa vajza e saj e vogël ishte në tokë, gjallë dhe u dërgua me helikopter në spitalin Torrette dhe më pas u transferua në Salesi.

    Vajza e vogël ndodhet ende në spital por jashtë rrezikut për jetën. E ëma, nga ana tjetër, ruhet në pavijonin e psikiatrisë së spitalit Macerata, në dispozicion të prokurorëve që kryejnë hetimet.