Ballina Bota Tronditet Italia/Djali vret në mënyrë makabre nënën e tij..E masakron me thikë,deri...

    Tronditet Italia/Djali vret në mënyrë makabre nënën e tij..E masakron me thikë,deri sa ndërron jetë

    4
    041102339 3d336425 36a1 425e 8f32 3c15167b9082

    Në Napoli, një djalë 17-vjeçar ka vrarë nënën e tij në një apartament në qendër të qytetit. Viktima është 61 vjeç, ndërsa i riu, djali i birësuar e ka goditur me thikë nënën e tij pas një sherri të furishëm të dëgjuar edhe nga fqinjët.

    Djali i arrestuar u gjet me duart ende të gjakosura nga karabinierët, teksa mediat njoftojnë se është bllokuar menjëherë pasi policia ka ndërhyrë në vendngjarje ndërsa zjarrfikësit hynë nga dritarja.

    Tragjedia ndodhi në via Rampe San Giovanni Maggiore, në zemër të zonës universitare të Napoli

    Gruaja u godit disa herë duke marrë plagë të shumta me thikë. Nuk dihet ende nëse në shtëpi përveç të dyve ka pasur edhe persona të tjerë.

    Do të jetë gjithashtu thelbësore të dihet nga fqinjët nëse ka pasur mosmarrëveshje në familje që të mund të çonte në një përfundim kaq tragjik. Mes banorëve ka nga ata që thonë se kishin dëgjuar britma që vinin nga shtëpia. Sipas raportimeve nga La Repubblica, kalimtarët, të shqetësuar për britmat, thirrën 113.