Elbasani është tronditur sot nga një krim i rëndë në familje, ku një 37-vjeçar goditi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “Skenderbej”.
NJOFTIMI
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi R.M., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.