Një 16-vjeçarr amerikan nga Misuri i SHBA-ve, është qëlluar dy herë me armë zjarri nga pronari i një shtëpie, pasi trokiti gabimisht në derën e tij.
I mituri me ngjyrë, Ralph Yarl, po përpiqej të merrte vëllezërit e tij nga shtëpia e një shoku më 13 prill, por shkoi në adresën e gabuar. Aktualisht ai është në spital, duke marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra në trup.
Pasi rasti u bë publik, protestat kanë shpërthyer në qytet. Mësohet se autori, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, është liruar nga paraburgimi.
Hetuesit po shqyrtojnë nëse i dyshuari mbrohet apo jo nga ligjet e shtetit Stand-Your-Ground, të cilat u japin njerëzve lejen për të përdorur forcën vdekjeprurëse nëse ndihen seriozisht në rrezik. Kritikët thonë se ligje të tilla lehtësojnë dhunën kundër njerëzve me ngjyrë.
Të dielën qindra protestues u mblodhën pranë shtëpisë ku ndodhën të shtënat, duke brohoritur “jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi” dhe “drejtësi për Ralph!”.
Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar personalitete dhe të fashmëm, si Justin Timberlake, Halle Berry, Jennifer Hudson dhe Kerry Washington.
(BalkanWeb)