Pas më shumë se dy vitesh të mungesës së lëvizjes së trenave në një pjesë të zonës veriore sot është vënë në funksion treni Vore-Shkodër.
Por menjëherë pas fillimit të punës, pranë mbikalimit në Fushë-Mamurras treni është përfshirë në një aksident me një trajler. Nga mungesa e postbllokut ose rojeve hekurudhore, një kamion teksa po kalonte është goditur nga treni.
Ndërkohë shoferi i kamionit, Dashamir Mija, mësohet të ketë thënë se nuk kishte dijeni që treni ishte vënë në qarkullim dhe është treguar i shkujdesur kur ka kaluar mbi shina./