Garda Revolucionare e Iranit ka kapur një anije cisternë nafte amerikane në Gjirin e Omanit, sipas marinës së SHBA-së..
Marina ka identifikuar se mjeti i kapu është Advantage Sweet, pasi anija dërgoi një sinjal në orën 13:15 ndërsa ishte në ujërat ndërkombëtare. Anija ishte nisur nga Kuvajti dhe vendndodhja e tij e fundit ishte në veri të kryeqytetit të Omanit, Muscat, të enjten pasdite.
Destinacioni përfundimtar i anijes raportohet se ishte Houston, Teksas, ndërsa anija është mjeti i pestë që Irani ka sekuestruar në mënyrë të paligjshme në dy vitet e fundit.
Në një deklaratë, marina amerikane tha: “Veprimet e Iranit janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe prishin sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Qeveria iraniane duhet të lirojë menjëherë cisternën e naftës.