Ballina Vendi Transparenca me shpenzimet e fondeve, çelësi i suksesit të punës së kryetarit...

Transparenca me shpenzimet e fondeve, çelësi i suksesit të punës së kryetarit të bashkisë Armando Subashi në dobi të komunitetit fierak.

1

Çelësi i suksesit të punës së bashkisë së Fierit, kryetari të saj, sa në qendër dhe në të gjitha njësitë administrative është fakti që mes pushtetit, të zgjedhurve të tij, këshillit bashkiak është vendosur një urë bashkëpunimi me komunitetin.

Në shumë prej takimeve të zhvilluara nga kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi dhe nëpunësve të këtij pushteti është vënë re marrja në konsideratë e kërkesave dhe nevoja të banorëve të kësaj bashkie për t’i reflektuar më pas në programe dhe plane afatshkurtra e afatgjata të investimeve dhe zhvillimeve.

Kjo praktikë tashmë e konsoliduar prej vitesh funksionon me efektivitet pasi duke njohur realisht problematikën e banorëve vjen dhe reflektimi për të pasur më tej një ballafaqim dinjitoz për vitet në vijim. Në çdo përgatitje të projektbuxhetit pasardhës bashkia përmes këshillit bashkiak të Fierit kërkon së pari nga qytetarët që përmes një pyetësori të publikuar në faqen zyrtare të bashkisë synohet tërheqja e mendimeve, rekomandimeve dhe sugjerimeve të komunitetit lidhur me prioritetet që duhen marrë parasysh nga bashkia në procesin e hartimit të buxhetit vjetor.

Ky pyetësor hartohet dhe menaxhohet nga këshilli bashkiak i Fierit dhe zakonisht është i hapur për publikun përgjatë periudhës së muajit shkurt. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në kuadër të hartimi të buxhetit vjetor për vitin e ardhshëm 2024.

Tërheqja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit i shërben këshillit bashkiak për t’i rekomanduar administratës një listë prioritetesh për përdorimin e fondeve publike në ofrimin e shërbimeve në buxhetin e vitit 2024 dhe Parashikimet Buxhetore Afatmesme për vitet 2024 – 2026. Duke qenë se bashkia e Fierit synon të ketë një transparencë maksimale përballë komunitetit zakonisht rezultatet e pyetësorit publikohen në faqen e Këshillit Bashkiak Fier.

Po në këtë praktikë jepet informacion i përmbledhur sesi shpenzohen fondet publike në bashki gjatë një viti kalendarik duke i dhënë kështu mundësi komunitetit të sugjeroj dhe rekomandojë funksionet dhe shërbimet prioritare për të cilat bashkia duhet të shpenzojë më shumë fonde gjatë vitit të ardhshëm.

Kjo mënyrë e të funksionuarit dhe të transparencës së shpenzimit të fondeve publike ka bërë që në bashkinë e Fierit kryebashkiaku Armando Subashi të realizojë synimet dje ambiciet në dobi të komunitetit.

/Tv Kombi/