Ballina Vendi Tragjike në Fushë-Krujë! Festa e fejesës kthehet në tragjedi, përplasja e dy...

Tragjike në Fushë-Krujë! Festa e fejesës kthehet në tragjedi, përplasja e dy makinave i merr jetën çiftit të të rinjve dhe dy personave të tjerë! Mbijeton mrekullisht 34-vjeçarja

2

 Festa e fejesës së dy të rinjve është kthyer në tragjedi, pas një aksidenti që ndodhi në aksin Fushë-Krujë-Milot, pak pas mesnatë, ku dy makina janë përplasur mes tyre, duke lënë të vdekur 4 persona. Viktima kanë mbetur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve është prerë në mes, vetëm një ditë pasi i kishin premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme, sepse në datën 4 mars kishin festuar fejesën. Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç.

Nga aksidenti ka mbijetuar mrekullisht një 34-vjeçare, e cila ndodhej në makinën e Artan Alushit, ku mbetën të vdekur 3 të rinjtë. R.H ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Borizanë në Fushë-Krujë, ndërsa shkak dyshohet shpejtësia e madhe, lagështira në rrugë si dhe parakalimi i gabuar.

Rruga Fushë Krjë Laç është një aks jo pak problematik, ku janë regjistruar shumë aksidente tragjike që i kanë marrë jetën shumë personave. Aksidenti i fundit u regjistrua pak pas mesnatës së 5 marsit, ku humbën jetën 4 persona, të cilët kishin dalë për të festuar fejesën e dy të rinjve, Shkumbin Bratit, 20 vjeç dhe Alemenia Karajt 16 vjeçe.

Viktima mbetën edhe dy persona të tjerë që po udhëtonin me ta,  Alfred Dika, 39-vjeç dhe Artan Alushi 30, vjeç. Aksidenti u regjistrua në të njëjtin vendin ku 2 vite më parë humbën jetën 4 të rinj. Nazmi Rrahmani 35 vjeç, Flamur Visha 35 vjeç, Arben Koni 33 vjeç dhe Juljan Mehilaj  45 vjeç humbën jetën tragjikisht më 18 mars të 2021, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion.